Në edicionin e katërt të buletinit “AgroLabs” ju prezantojmë prodhimet e fundit dhe rezultatet e projektit “AgroLabs”, si edhe eventet që janë organizuar gjatë etapës së fundit në kontekstin e Projektit “AgroLabs“.Prodhimet dhe rezultatet kryesore më të fundit të projektit “AgroLabs” përfshijnë:
- Hartimin e katër diagnozave të zinxhirëve agro-ushqimore në rajonet e Imathiasë, Limasolit, Blagoevgradit dhe Fierit;
- Zhvillimin e shtatë takimeve të punës mbi projektin “AgroLabs” në territorin e secilit partner të këtij projekti me qëllim arritjen e konceptualizimit të përbashkët dhe krijimin e grupimeve inovative pilote në sektorin agro-ushqimor nga palët e shumta të interesuara;
- Organizimi i katër eventeve lokale për të informuar dhe për të popullarizuar rezultatet e fundit të Projektit. Në këto evente janë ftuar palët kryesore të interesuara në nivel lokal;
- Organizimi i konferencës mbyllëse transnacionale nga PP2, Rajoni i Maqedonisë Qendrore, në qytetin Veria të Greqisë.
- Pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare (6): Pjesëmarrja/prezantimi nga anëtarët e ekipit të PP3 në lidhje me rezultatet/përfundimet e studimit me qëllim zgjerimin e informimit të publikut rreth “AgroLabs”; Në Milano të Italisë, Liezh të Belgjikës, Gent të Belgjikës, Marakesh të Marokut, Beograd të Serbisë, Drezden të Gjermanisë.
- Zhvillimi i Samitit mbi çështjet e inovacioneve “AgroLabs” në Fier, Shqipëri, që ka qenë një konferencë transnacionale me pjesëmarrjen e palëve kyçe të interesuara të çdo rajoni me qëllim promovimin e shkëmbimeve transnacionale dhe krijimin e rrjeteve, diskutimin e sfidave dhe përgatitjen e zgjidhjeve dhe strategjive të përbashkëta në drejtim të rritjes së sektorit agro-ushqimor në territorin e Ballkanit-Mesdheut;
- Hartimi i katër planeve të veprimit në nivel lokal si rezultat i veprimtarive konsultative të palëve të interesuara dhe që synojnë krijimin e një strategjie të përbashkët në nivel rajonal. Këto kanë shërbyer si një plan operativ për ngritjen e grupimit “AgroLabs”;
- Hartimi i katër studimeve pilote të rasteve. Të gjithë partnerët e studimit, në bashkëpunim me SME-të e sektorit agro-ushqimor dhe me prodhues vendas, kanë punuar për studime të rasteve që i kanë përfshirë në prodhime inovative, në procese dhe zgjidhje inovative, të cilat i përgjigjen sfidave të secilit prej rajoneve pilote që janë identifikuar në paketa pune 3 dhe 4 (PP3 dhe PP4);
- Krijimi i katër grupimeve inovative agro-ushqimore. Grupimet “AgroLabs” shërbejnë si vende fizike, ku ndeshen industria me institucionet kërkimore-shkencore dhe organet publike. Katër grupimet “AgroLabs” kanë çuar në krijimin e rrjetit të grupimeve agro-ushqimore në territorin e Ballkanit-Mesdheut.
Mjetet e komunikimit:Gjatë ciklit jetësor të projektit janë përdorur një rrjet i gjerë kanalesh që të arrihet te publiku i qëllimit dhe të përhapet maksimalisht informacioni rreth projektit të grupimeve inovative “AgroLabs”. Janë përdorur disa lloje mjetesh të ndryshme në varësi të çdo kategorie të publikut të qëllimit, duke synuar arritjen e adaptueshmërisë komunikative.
- identiteti i projektit “AgroLabs”: logoja e projektit;
- posteri “AgroLabs”: janë vënë postera në vende të dukshme në çdo organizatë të partnerëve të projektit;
- uebsajti i “AgroLabs”: është krijuar uebsajti zyrtar i projektit: www.agrolabs.eu;
- mediat sociale “AgroLabs”: janë krijuar profile në Facebook, Twitter dhe LinkedIn për projektin e grupimeve inovative “AgroLabs”;
- broshurat “AgroLabs”: broshurat janë hartuar dhe janë shpërndarë në anglisht dhe në gjuhët kombëtare të palëve pjesëmarrëse;
- buletinet elektronike “AgroLabs”: 4 buletine elektronike “AgroLabs” janë hartuar gjatë ciklit jetësor të projektit;
- është krijuar video “AgroLabs”;
- është hartuar manuali për “AgroLabs”, ku paraqiten të përgjithësuara aktivitetet e projektit dhe arritjet e projektit;
- janë vënë stikera “AgroLabs” në vende të dukshme të të gjitha pajisjeve të blera në drejtim të projektit “AgroLabs“;
- janë shkruar katër artikuj shkencorë nga anëtarët e ekipit të PP3 mbi rezultatet/përfundimet e studimit, me qëllim rritjen e informimit të publikut rreth AgroLabs;
- Janë hartuar materiale mbi eventin. Çdo komplekt ka një dosje prej letre, një bllok shënimesh, një broshurë për “AgroLabs” (e përmendur më sipër) dhe një stilolaps.
Më shumë për projektin “AgroLabs” mund të mësoni këtu: www.agrolabs.euShkarkoni Udhëzimin e përgjithshëm metodologjik të projektit “Grupime inovative AgroLabs” duke klikuar në këtë link: http://agrolabs.eu/images/AgroLabs-Common-Methodological-Guide.pdfShkarkoni Planin e komunikimit të projektit “Grupime inovative “AgroLabs” duke klikuar në këtë link: http://agrolabs.eu/images/AgroLabs_Communication-Plan_Draft.pdfShkarkoni dokumente, artikuj shkencorë, buletine “AgroLabs”, broshura, duke klikuar në këtë link: http://agrolabs.eu/documents
|
|